TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ka folur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku merr pjesë në Asamblenë e 74-t të Kombeve te Bashkuara. Takimi me kryeministrin e Greqisë, Mitsotakis, rikthimi i idesë së Shengenit rajonal, vendimi i Bundestagut për çeljen e negociatave, reforma zgjedhore etj kanë qenë temat që ka prekur shefi i qeverisë shqiptare në intervistën e dhënë nga New Yorku.
Rama ka dhënë detaje dhe për takimin me Presidentin amerikan Donald Trump.
“Patëm një bisedë të shkurtër sepse i tillë është formati, por të këndshme dhe të mjaftueshme për të kuptuar se marrëdhëniet janë të shkëlqyera dhe natyrisht edhe inkurajuese sepse të dëgjosh nga goja e Presidenti që Shqipëria po shkon mirë është kënaqësi”, u shpreh Rama.