TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të paktën 10 persona janë arrestuar nga policia italiane në kuadër të operacionit “Fort Apache”. Gjatë operacionit janë sekuestruar 7 kg heroinë dhe 1 kg kokainë, e cila dyshohej se vinte nga Shqipëria.
Operacioni ishte i bazuar në përgjime telefonike dhe mjedisore, të cilat bënë të mundur gjetjen e vendit, ku fshihej lënda narkotike.
Në mesin e të arrestuarve ka shqiptarë dhe italianë ku pjesa më e madhe e të cilëve i përkasin komunitetit rom, bën me dije media italiane.
Gjatë konferencës për shtyp, policia italiane theksoi se përgjimet e bisedave telefonike kishin bërë të mundur zbulimin e vendit të lëndëve narkotike. Mësohet se grupi i trafikanteve shpenzonte dhjetëra mijëra euro për pagëzime, bankete si dhe blerjen e banesave.
Gjatë kontrollit në një nga banesat e familjeve rome, u gjetën të paktën 40 mijë euro.