TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Interi dhe Atalanta me shumë gjasa do ta nisin më 26 shtator me një javë vonesë krahasuar me skuadrat e tjera sezonin e ri futbollistik 2020-2021 të Serie A.
Liga italiane e futbollit pritet të pranojë kërkesat e dy klubeve zikaltër për të shtyrë ndeshjet e tyre të javës së parë të kampionatit, që janë në program fundjavën e 18 dhe 19 shtatorit pasi për shkak të pjesëmarrjes në kompeticionet europiane e kanë mbyllur me vonesë sezonin e kaluar dha kanë pak kohë për përgatitje.
Atalanta e mbylli aventurën në çerekfinalet e Champions League në datën 12 gusht me humbjen ndaj Paris Saint Germain ndërsa Interi, 9 ditë më vonë më 21 gusht me disfatën ndaj Sevillas në finalen e Europa League. Gjasat janë që kërkesat e Interit dhe Atalantës të pranohen me dy skuadrat që pritet ta nisin kampionatin në datën 26 shtator me ndeshjet e javës së dytë, për të rikuperuar mesjavën 30 shtatorit sfidat e javës së parë.