TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndoshta për ti uruar fat sezonit të ri të Superiores, siç ndodh për nisjen e një anije, apo për të celebruar arritjen historike të kualifikimit të të gjitha skuadrave shqiptare përtej raundit të parë të kompeticioneve europiane, por gjatë shortit për përcaktimin e kalendarit të kampionatit të Superiores, në sallën e konferencave të stadiumi “Air Albania”, njëra prej vazove është thyer, duke i befasuar të gjithë.
Më tepër se të gjithë, sekretarin e FSHF-së, Ilir Shulku, që po përziente goglat, kur vazoja u thye.
Ky moment u kalua me të qeshura, ndërkohë që vazoja u zëvendësua menjëherë dhe shorti vijoi normalisht.