AKTUALITET, 18 Gusht 2019, 14:25

“Fshehja e të ardhurave”, gjobitet 6.8 milionë lekë pika e karburantit

“Fshehja e të ardhurave”, gjobitet 6.8 milionë lekë


Një biznes karburanti në Cërrik është gjobitur me 6.8 milionë lekë dhe i janë sekuestruar 24.700 litra naftë.

Masa administrative është vendosur pasi biznesi ka mungesë dokumentesh dhe dyshohet se ka kryer kontrabandë të karburantit. Drejtoria e Hetimit ka sekuestruar dokumentet, ka marrë deklarimet e pronarëve të biznesit si dhe ka marrë mostra për analizat e mëtejshme të lëndës djegëse.

Për pronarët u përgatit referimi për Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Elbasan, për veprat penale të “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë , “Fshehja e të ardhurave”, “Ndryshimi në aparatet matëse”.