TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas përfundimit te seancës së gjyqit për Mihal Kokëdhimën, ka folur për mediat jashtë ambienteve të gjykatës, avokati tij, i cili ka kundërshtuar masën e arrestit me burg për Kokëdhimën.
Ai tha se seanca u kthye në gjyq politik.
“Turistët kanë ngrënë dhe më pas kanë ikur pa paguar. Ndaj tij është marrë një vendim politik dhe është bërë një gjyq politik. Ai ka parë turistët që kanë ikur pa paguar.
Kur kanë parë që ka marrë policinë ata kanë ikur dhe klienti u është ngjitur pas.
Nuk është ushtruar absolutisht dhunë ndaj turistët.
Dhuna është ushtruar vetëm ndaj Kokëdhimës i cili i ka duart gjak pasi shoferi nuk pranonte të ndalonte makinën dhe është në gjendje shoku.
Turistët spanjollë ishin nën efektin e kanabis sativa”, u shpreh avokati.