TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Restorant Panorma në Vlorë, është mbyllur ditën e sotme teksa Gjykata e Vlorës dha masën arrest me burg, për pronarin, Mihal Kokëdhima, pasi ky i fundit sulmoi një grup turistësh spanjollë.
I ndërtuar pa leje në një nga zonat më të bukura bregdetare në Shqipëri, pranë “Panormës” mund të vizitohet falas nga turistët.
Mbi derën e restorantit është vendosur një tabelë “Mbyllur” dhe bregdeti mund të shijohet pa pasur nevojë të paguash shezlongun e Kokëdhimës, të cilët janë hequr sot nga policia.
Jashtë derës së restorantit qëndron edhe një efektiv policie.
Mihal Kokëdhima u la në burg ditën e sotme për kanosje, tre ditë pasi u arrestua.
Një ditë më parë u publikua një video ku Kokëdhima shihej mbi kofanon e disa turistëve spanjollë teksa çante xhamin me duar.
Turistët e denoncuan pronarin e lokalit për dhunë ndaj tyre, pasi kishin shprehur pakënaqësi ndaj ushqimit.