AKTUALITET, 18 Gusht 2019, 14:18

Interi shumë pranë goditjes së radhës në merkato, arrin akordin për transferimin e Saçez

Interi shumë pranë goditjes së radhës në merkato, arrin


Inter dhe Sançez duket se janë shumë pranë njëri-tjetrit duke qenë se futbollisti kilian ka pranuar të transferohet në Itali duke përfituar më pak të ardhura sesa merr në Angli.

Mediat angleze dhe ato italiane, raportojnë se ditën e sotme ose nesër, do të mbyllet marrëveshja dhe futbollisti do të vijë në Itali për testet mjekësore. Sançez nuk po arrin të gjejë hapësirë në Angli dhe është jashtë planeve të trajneri Solksjaer.

I transferuar me bujë në “Old Trafford”, Aleksis nuk arriti të tregonte vlerat e tij për asnjë moment me “djajtë e kuq”, ndryshe nga koha kur ishte te Arsenali që ishte ndër më të dalluarit.

Pjesa më e vështirë e marrëveshjes është zgjidhur ndërkohë që po diskutohen detajet e fundit me klubin anglez.

Sançez pritet të mbërrijë te Interi në formë huazimi, me zikaltërit që kanë të drejtë të blejnë kartonin e tij në fund të sezonit.