TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mihal Kokëdhima ka biseduar me avokatët e tij përpara nisjes së seancës gjyqësore.
Ai është shprehur përpara avokatëve se e ka mik kryeministrin Edi Rama duke lënë të nënkuptohet se nuk është aspak i frikësuar.
I buzëqeshur Mihali qëndron i pashqetësuar përpara trupit gjykues.
Biseda mes Mihal Kokëdhimës dhe avokatëve
Avokatët: Për ty ka folur vetë kryeministri
Mihal Kokëdhima: Si ka thënë?
Avokatët: Dhe po foli vet kryeministri…
Mihal Kokëdhima: E kam mik
Avokatët: Kryeministri është i gjithëfuqishëm dhe harron që korrupsioni i tij ka marrë dhenë në të gjithë botën
Mihal Kokëdhima: As Bin Ladeni s’njihet sa unë. Nuk kam bërë asnjë gjë ti sulmoja ata. U mundova ti ndaloja. Ata nisen makinën dhe desh me shtypën. Ju luta gjithë rrugës të ndalonin dhe nuk ndaluan. Kur ndaluan zbrita nga makina dhe shkova vetë dhe lajmërova policinë.
Ngjarja u regjistrua tre ditë më parë. Në video e publikuar dje, Mihal Kokëdhima duket në pjesën e parme të makinës dhe godet me grusht dhe me telefon xhamin e parme derisa e thyen.
Brenda në makinë është familja e turistëve spanjollë, 5 anëtarë, shoferi dhe shoqëruesi shqiptar. Nga videoja duket që turistët janë tepër të frikësuar. Nga Porto Palermo ata nisen drejt rajonit të policisë në Sarandë.
Makina vijon të jetë në ecje ndërsa 51 vjeçari mbi kofano vijon të godasë xhamin e parmë dhe e thyen.
Burri godet me telefon dhe me grusht xhamin.
Ndërkohë që personat brenda makinës thonë se po i ndjekin të tjerë nga pas dhe shoqëruesi shqiptar kërkon ndihmë.
Familja spanjolle kishte refuzuar shërbimin e keq.