AKTUALITET, 29 Qershor 2019, 14:16

"Fresko idetë në ujërat e Vlorës", populli përgëzon liderin Rama për notin dhe i uron jetë të gjatë


Lideri Edi Rama, sot herët në mëngjes, ka postuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqet duke notuar në det.

Kjo shplodhje e kryeministrit, vjen një ditë përpara votimeve të 30 Qershorit, të cilat janë njohur paraprakisht nga SHBA dhe BE.

Një numër i madh komentesh, janë postuar nga populli në drejtim të liderit Rama, ku e përgëzojnë për notimin dhe i urojnë jetë të gjatë.

Njëri nga komentuesit, Albano Memaj, shkruan" "Fresko idetë në ujërat e kthjellët të Vlorës, ne presim shumë më shumë nga ty Kampion!"

Ditën e nesërme, pritet  që Edi Rama, të marrë të gjithë bashkitë, duke grumbulluar pushtet absolut. /TPZ.al/

Komentet e qyetatarëve në faqen e liderit: