AKTUALITET, 29 Qershor 2019, 13:58

Rikthehet paniku, tetë goditje tërmeti sot në Korçë


Rikthehet paniku nga tërmetet sërish në Korçë.

Zona nuk po gjen paqe nga lëkundjet e tokës. Vetëm sot janë shënuar 8 goditje tërmeti, magnituta më e fortë e të cilave ka qënë 2.8.

Lëkundjet nisen që pas mesnatës dhe më pas vijuan deri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Më pas, lëkundje janë shënuar gjatë gjithë ditës, deri në mesditë, siç mund t’i shihni në tabelën me poshtë të publikuar nga IGJEUM.

Lëkundjet pasojnë ato të fillimit të muajit qershor, që shkatërruan shtëpi të tera në fshatrat Floq dhe Qafzez.