TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Përpjekja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për të organizuar një takim propagandistik në Qytetin Studenti, ka dështuar. Dy prej studenteve, gjithashtu aktiviste të "Lëvizjes për Universitetin", që gjendeshin në ambjentet ku po fliste Veliaj, kanë protestuar duke kërkuar largimin e Veliajt dhe dhënien fund të propagandës. Studentet kanë thënë se Veliaj është "vrasësi i Ardit Gjoklajt", minoreni që humbi jetën në Sharrë.
Shoqëruesit e Veliajt kanë ndërhyrë me forcë, duke tentuar të shpëtojnë shefin nga situata e pakëndshme. Ata kanë kërkuar fikjen e telefonave, në mënyrë që personat që ishin prezent në sallë, të mos filmonin këtë përplasje mes Veliajt dhe studentëve.
Thirrjet e studentëve:
Jashtë keqbërësit nga mjediset universitare!
Drejtësi për Ardit Gjoklajn!
Studentët e bashkuar kanë për të fituar!
VIDEO: