TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Minutat për Francisco Alcorcon kanë qenë me pikatore këtë sezon, aq sa ai është temë diskutimi sa herë që trajneri Santiago Solari del në konferencë për shtyp. Megjithatë, Isco nuk e prish humorin e tij edhe duke qëndruar në stol.
Në ndeshjen kundër Espanyol ai ishte sërish në pankinë dhe kamerat e kanë fokusuar 26-vjeçarin teksa bisedon me Luca Zidane dhe zbulon arsyen se pse nuk luan titullar:
"Nuk luaj sepse jam i dobët", i thotë Isco, dhe si me ironi në stol plasin të qeshurat
Karriera e tij te Real Madrid ka ardhur në rënie që në momentin që Solari erdhi në krye të "Los Blancos. Për Iscon interes ka shfaqur Juventusi që e ndjek prej kohësh mesfushorin.
