AKTUALITET, 28 Shtator 2021, 15:05

FOTOT/ Dyshohen se merrnin kredi pasi u vidhnin të sëmurëve kartat e ID-së, kush janë infermierja e spitalit numër 5 dhe shitësja e elektroshtëpiakeve

Elisabeta Bardhollari, djathtas në foton më lart dhe Orjada Hoxha, në foto majtas, janë dy të arrestuarat e Policisë së Tiranës këtë të martë në operacionin e koduar “Elektro”.

39 vjeçarja Bardhollari mësohet se ishte e punësuar si infermiere në spitalin nr.5 në Tiranë, ndërsa 32 vjeçarja Hoxha, punonte si shitëse në një subjekt privat që tregtonte pajisje elektroshtëpiake

Sipas policisë, nga hetimet dushohet se infermierja e Spitalit, vidhte kartat e identitetit të pacientëve që shkonin për mjekim dhe më pas ia jepte shtetases Orjada Hoxha, e cila punonte si shitëse në një subjekt privat që tregtonte pajisje elektroshtëpiake.

Hoxha i përdorte kartat e identitetit për të marrë kredi, me qëllim për të blerë pajisje të ndryshme në dyqanin ku punonte, të cilat transportoheshin nga shtetasi A. H. dhe më pas i shisnin në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Blute thane se nën hetim në gjendje të lirë është edhe A.H., i cili transportonte pajisjet elektroshtëpiake që bliheshin nga 32-vjeçarja dhe më pas i shisnin.