AKTUALITET, 28 Shtator 2021, 14:48

Gjendet makina e autorit të dyshuar vrasjes së nënkomisarit në Lezhë

Gjendet makina e autorit të dyshuar vrasjes së nënkomisarit

Gjendet makina e autorit të dyshuar t% vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha në Lezhë. Mjeti, tip “Volkswagen”, është gjetur pak kilometra larg zonës ku u vra polici.

Ndërkohë mësohet se brenda makinës me të cilin u arratis 21-vjeçari Aldi Rama nuk është gjetur arma e krimit.

Policia po kryen kontrolle intensive për kapjen e autorit që dyshohet se është fshehur në zonën e Kune-Vainit. Shërbimet policore gjatë krehjes së territorit në këto momente kanë konstatuar në zonën e mbrojtur në Kune një person që lëviz me shpejtësi në thellësi të pyllit dhe dyshohet se është autori i ngjarjes.