AKTUALITET, 4 Gusht 2018, 10:39

“Më mirë djepi bosh se shejtani brenda”/ Presidenti i përgjigjet Ramës: Vettingu…

“Më mirë djepi bosh se shejtani brenda”/ Presidenti i

Ilir Meta nuk është dakord me Edi Ramën për vettingun. Ai i referohet shprehjes së kryeministrit “më mirë djepi bosh se shejtani brenda”, duke thënë se “është e papranueshme të themi që më mirë pa gjykata fare se sa me gjykata të korruptuara”.

“Nuk mund t’i vëmë fajin vettingut për këtë situatë, por mendoj që faji është i mosdëshirës për të parë problemet reale, kushtetuese dhe ligjore të cilat duhet të rishikohen për të tejkaluar këtë situatë dhe për të krijuar institucionet e reja. Nuk mund të themi dhe është e papranueshme të themi që më mirë pa gjykata fare se sa me gjykata të korruptuara. Absolutisht. Njerëzit nuk e kanë përkrahur reformën për këtë çështje, që të ngelen pa gjykata sepse janë mbi 30 mijë dosje që presin nëpër kundër korrupsionit në sistemin e drejtësisë, dhe njëkohësisht dhe krijimi i institucioneve të reja, të besueshme, të pavarura të cilat do të japin atë drejtësi që qytetarët presin”, është shprehur Meta.

Vetëm pak ditë më parë Rama do të shkruante këtë mesazh në Facebook: