TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ky është vendi, pranë Kopështit Zoologjik në Tiranë, ku mbeti i vrarë Roland Bicerri, efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, pasi u qëllua aksidentalisht nga djali i tij 7-vjeçar.
Bicerri kishte dalë te bilardo pranë shtëpisë së tij, për të luajtur me disa miq, ndërkohë që me vete kishte edhe djalin. Ndërsa ka qenë duke biseduar me disa miq, djali i tij ka marrë armën nga çanta e të atit dhe ka qëlluar në drejtim të tij.
Bicerri ka mbetur fillimisht i plagosur, por më pas ka ndërruar jetë si pasojë e plagës së marrë.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 20.12.2020, rreth orës 13:25, në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopështit Zoologjik, dyshohet se aksidentalisht nga djali i tij i mitur është plagosur punonjesi i policisë i FNSh-së, shtetasi R. B, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë.
Grupi Hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Veprimet hetimore po kryhen nën drejtimin e Prokurorit, nga SHÇBA dhe strukturat hetimore të DVP Tiranë.
