AKTUALITET, 20 Dhjetor 2020, 12:56

EMRI/ U vra në Spanjë në sy të gruas, identifikohet shqiptari

EMRI/ U vra në Spanjë në sy të gruas, identifikohet

Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë dy ditë më parë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për ‘News 24’ se bëhet fjalë për Brandon Bregun.

Mësohet se 42-vjeçari ishte nga Lushnja. Ky lajm është konfirmuar dhe nga Policia shqiptare.

Krimi ndodhi në një restorant në qytetin turistik Alfaz del Pi të Spanjës, ku ka mbetur i vrarë me armë zjarri një shtetas shqiptar.

Siç raportuan dhe mediat spanjolle, një person i armatosur dhe i mbuluar me kapuç “mësyu” në ambientet e restorantit të quajtur “The Orange Tree”, dhe qëlloi ndaj shqiptarit në sy të bashkëshortes së tij.

Autori qëlloi disa herë me armë zjarri në drejtim të 42-vjeçarit dhe u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Ka dyshime se ngjarja të ketë ndodhur për prishje të pazareve të drogës.