AKTUALITET, 20 Dhjetor 2020, 13:39

Vrasja e efektivit të FNSH, ja kush është i dyshuari tjetër i shpallur në kërkim

Vrasja e efektivit të FNSH, ja kush është i dyshuari tjetër

Identifikohet autori tjetër i dyshuar për vrasjen e Xhulio Prelës, efektivit të FNSH-së së Shkodrës.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 5 dhjetor në aksin rrugor Lezhë-Milot, në fshatin Gajush.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për ‘News 24’ se bëhet fjalë për Brilant Martinajn.

Lala sqaroi se Martinaj rezulton i skeduar për disa ngjarje më herët. Fill pas krimit, autori i dyshuar i krimit u arratis. Ndërkohë, sot policia arrestoi bashkautorin e dyshuar për këtë ngjarje, Nikoll Sherrnikun.

NGJARJA

Xhulio Prela sipas prokurorisë së Lezhës u vra pas një debati të çastit për dritat e gjata të makinës. Autorët janë konfliktuar.

Sipas këtyre burimeve, autori i dyshuar kryesor për ngjarjen kishte dale për gjah natën e krimit, më 5 dhjetor dhe është filmuar nga kamera e një karburanti kur ka furnizuar makinën tre minuta para ngjarjes.

Në pamjet e kamerave të sigurisë, autori rezulton i veshur me rroba ushtarake.