TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj së bashku me ekspertin e bujqësisë, Ervin Resuli, i cili i është bashkuar kësaj force politike, kanë vizituar fermerët në zonat e Savrës, Babunjës e Libofshës.
Mehmetaj thotë e në fermat e serat e banorëve, kupton se janë hedhur kursimet e jetës, por fitimet janë shumë larg asaj që këta fermerë prisnin. Teksa thotë se kanë projekte fanastike, pengohen nga konkurrenca dhe nga mungesa e subvencioneve.
"Ndihma ndaj fermerëve e promovimi i produkteve vendase, duke ndërmarrë politikat e duhura bujqësore janë prioritet për LSI, po ashtu si edhe përgatitja e të gjithë infrastrukturës së nevojshme për ndërtimin e agroturizmit.
Për ne Shqipëria është vend i bekuar me resurse të panumërta ndaj angazhimi ynë kryesor është të rikthejmë të rinjtë në tokat e tyre, për ta ndjerë vërtetë”,-thotë më tej Mehmetaj.
Postimi i plotë:
Së bashku me Ervin Resuli, një prej ekspertëve më të mirë e vokal të sektorit të bujqësisë takuam e biseduam me fermerë të zonës së Savrës, Babunjës e Libofshës. Në fermat e serat e tyre kupton se janë hedhur kursimet e jetës, por fitimet janë shumë larg asaj që këta fermerë prisnin.
E megjithëse kanë në mendje projekte fantastike që do të zhvillonin fermat e tyre dhe të gjithë zonën, ata pengohen nga konkurrenca e pandershme me produktet që vijnë nga jashtë, pengohen nga mungesa e subvencioneve (që janë të pa krahasueshme me vendet e rajonit), pengohen edhe nga drejtuesit lokalë e qendrore të cilët nuk kanë vizion por tërhiqen pas interesave të karriges e ryshfeteve.
Nga ana tjetër, ajo që vërehet kudo ku shkon, është boshatisja e fshatrave e largimi i të rinjve.
Ndihma ndaj fermerëve e promovimi i produkteve vendase, duke ndërmarrë politikat e duhura bujqësore janë prioritet për LSI, po ashtu si edhe përgatitja e të gjithë infrastrukturës së nevojshme për ndërtimin e agroturizmit.
Për ne Shqipëria është vend i bekuar me resurse të panumërta ndaj angazhimi ynë kryesor është të rikthejmë të rinjtë në tokat e tyre, për ta ndjerë vërtetë.