TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Djali i deputetit Andi Përmeti feston sot një vjetorin e lindjes, ndërsa krah tij nuk është babai, i cili ndodhet ende në Turqi, ndonëse ka kaluar fazën më të vështirë të betejës me Covid-19.
Përmes një postimi në rrjetet sociale deputeti i kërkon ndjesë që nuk është pranë tij ndërsa tregon se ditët në reanimacion i kaloi duke menduar fëmijën, gjë që i dha forcë për të mundur sëmundjen e rëndë.
Postimi i plotë:
Nje ndjese dhe nje falenderim!
Ndjese bir qe nuk ja dola dot te jem me ty sot per 1-vjetorin tend, pavarsisht se cdo dite ne reanimacion mendimi qe ti do ishe ne krahet e mia, me jepte force dhe guxim per te vazhduar perpara.
Por sot bir, trishtimin e te qenit larg teje ne kete dite, ma mbyt gezimi i fitimit te nje beteje qe ne nisje u konsiderua praktikisht e humbur.
Nje fitore per te cilan i jam falenderues dhe mirenjohes ZOTIT, i cili me dha mundesine qe ne ditet ne vazhdim ti te jesh perhere ne krahet e mia.
Gezuar Abriel. U befsh 100 vjec.