AKTUALITET, 20 Dhjetor 2020, 14:45

Sulmi terrorist me katër të vrarë në Vjenë, arrestohen dhe dy persona të përfshirë në ngjarje

Sulmi terrorist me katër të vrarë në Vjenë, arrestohen

Dy persona janë arrestuar nga sulmi terrorist që ndodhi në Vjenë. Në këtë sulm që ndodhi në fillim të nëntorit mbetën të vrarë katër persona dhe u plagosën dhe 22 të tjerë.

Sipas gazetës “Krone”, një nga të arrestuarit është një austriak me origjinë afgane, gjurmët e të cilit u gjetën në armën e përdorur nga atentatori muajin e kaluar.

Mes të arrestuarve ishte dhe një 20-vjeçar me origjinë shqiptarë që ndërmori sulmin, të cilin autoritetet austriake e përshkruan si një terrorist islamik. Deri në këto momente janë arrestuar 15 persona.