TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Vlorës ka lënë në fuqi masën për pezullimin nga detyra për katër shefat e policisë së Himarës të cilët u arrestuan si të përfshirë në kultivimin e kanabisit në këtë zonë.
Gjykata ka vendosur masën e pezullimit nga puna për Ilir Kadenën, inspektor krimesh në Himarë, për Artur Veshajn, shef i krimeve, për Arjan Tasen, shef i komisariatit Himarë.
Pezullimi nga detyra është kryer nga drejtoria e Standardeve. Kjo seancë është e fundit sa i përket vlerësimit të masave të sigurisë.
Më 14 dhjetor policia zhvilloi një aksion të gjerë kundër kultivimit të lëndëve narkotike në fshatrat e lumit të Vlorës dhe përgjatë bregdetit.
Nga ky operacion u arrestuar 27 persona, dhjetë të tjerë janë lënë në masën “Arrest shtëpie” dhe katër i kanë shpëtuar prangave.
Policia gjithashtu sekuestroi edhe 120.9 kg kanabis sativa të gatshme për tu shitur dhe 12.144 rrënjë bimë.
Mes të arrestuarve ka policë, kryepleq fshatrash si dhe drejtues e efektivë të policisë.