AKTUALITET, 8 Maj 2019, 14:12

FOTO/ U arrestua gjatë protestës së Astirit, Klevis Balliu akuza: Jam dhunuar nga policia


I arrestuar një ditë më parë, ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu akuzon policinë për dhunë gjatë shoqërimit për në komisariatin nr. 6 pas protestës te Astiri, ku u vendos në krahë të banorëve që u përplasën me policinë, për të mos lejuar kalimin e eskortës së kryeministrit Rama.

Balliu madje ka kërkuar kryerjen e një akt ekspertimi për dhunën, të kryer tashëm nga mjekët ligjorë, të cilët edhe kanë përpiluar një raport, i cili i është dërguar prokurorisë.

Balliu akuzohet për veprat penale “kundërshtim me dhunë ndaj punonjësve të policisë”, “prishje e qetësisë publike” dhe “pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Ish-deputeti është dërguar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.