AKTUALITET, 28 Mars 2019, 09:07

Tirana në ‘shtetrrethim’, forcat e policisë blindojnë Kuvendin/ FOTO

Forcat e Policisë janë angazhuar sërish sot për të rrethuar godinën e parlamentit dhe bllokuar rrugët që të çojnë drejt tij, për të mos lejuar grumbullimin e madh të qytetarëve të udhëhequr nga opozita në protestën e radhës që do të fillojë në ora 9:30, gjysmë ore para nisjes së seancës parlamentare.

Pamjet e shkrepura sot në Tiranë tregojnë se sërish seanca parlamentare do të zhvillohet në kushtet e shtetrrethimit, e mbrojtur nga qindra forca policore të pajisura me gaz lotsjellës dhe autobote uji.