AKTUALITET, 28 Mars 2019, 08:36

Nisen protestues nga Fieri, Baçi apel Ramës: Thirri mendjes

Nisen protestues nga Fieri, Baçi apel Ramës: Thirri mendjes

Anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike në Fier janë nisur drejt Tiranës që në orët e para të mëngjesit. Nuk ka pasur asnjë organizim dhe pjesa më e madhe e qytetarëve kanë lëvizur me automjetet e tyre private.

Kreu i PD-së Fier, ish-deputeti Luan Baçi tha se protesta e radhës do të jetë para një parlamenti që nuk e njohim.

“Parlament fals, i mbushur me kriminelë dhe njerëz të papërgjegjshëm që mendojnë se përfaqësojnë popullin. Nuk do të lejojmë të zhvillohet një parlament i rregullt.

Protesta do të kulmojë në 13 prill. Nga këto protesta popullore kryeministri Rama duhet t’i thërrasë mendjes pasi protestat janë qytetare.

Betimi i deputetëve të rinj është një lojë e mazhorancës së sotme që kërkon të krijojë një opozitë false”, deklaroi Baçi./BW