TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Liverpuli dhe Paris Sën Zhermenit dhuruan spektakël dhe gola në fitoren 3-2 të anglezëve në “Anfield” në ndeshjen e parë të fazës së grupeve (C) në Ligën e Kampioneve për sezonin 2017-2018.
Dy gola brenda gjashtë minutash, Daniel Sturridge (30’) dhe James Milner (36’) i dhanë avantazhin 2-0 nënkampionëve të Europës, por Tomas Meunier (41’) shkurtoi diferencën në 2-1 për ekipin francez. Talenti Kilian Mbape (83’) barazoi rezultatin në 2-2, por Firmino shpiku golin e fitores për ekipin anglez në të 92’.
Në këtë grup, Crvenda Zvezda dhe Napoli i ELseid Hysajt u ndanë në barazim pa gola.
Në grupin A, Atletiko Madrid po fiton 2-1 me Monakon në Principatë. Vendasit shënuan të parët me anë të Samuel Grandsit (18’), por spanjollët u kundërpërgjigjën me anë të Diego Kostës (32’) dhe Hoze Himenezit (45’). Po në këtë grup, Bryzh i Belgjikës humbi 1-0 në shtëpi me gjermanët e Borusia Dortmund (gol i Pulisiç në të 85’).
Në grupin D, Gallatasaraj fitoi 3-0 ndaj Lokomotivës së Moskës: golat nga Geri Rodrigezi (9’), Eren Derdiyok (67’) dhe Selçuk Inan (93’, me penallti)
Shalke 04 barazoi 1-1 ndaj Portos. Gol i Breel Embolo (64’) për skuadrën gjermane. Aleks Telles humbi penallti për Porton në minutën e 9-të, por nuk gaboi Otavio nga pika e bardhë në të 75’.
Në ndeshjet e orës 18:55 (grupi B), Interi fitoi 2-1 me Totenhemin, ndërsa Barcelona shkatërroi 4-0 holandezët e PSV Eindhovenit: 3 gola nga ana e Lionel Mesit, që vendosi një rekord për golat në fazën e grupeve: 63 në 64 ndeshje.
/TPZ.AL/
REZULTATET E SOTME/ NDESHJA I
GRUPI A
Bryzh-Borusia Dortmund 0-1
Monako-Atletiko Madrid 1-2
GRUPI B
Barcelona-PSV Eindhoven 4-0
Inter-Totenhem 2-1
GRUPI C
Crvenda Zvezda-Napoli 0-0
Liverpul-PSG 3-2
GRUPI D
Gallatasaraj-Lokomotiv Moskë 3-0
Shalke 04-Porto 1-1
RENDITJET