AKTUALITET, 14 Shkurt 2019, 11:44

FOTO/ Shihni si trembet Spiropali nga boja e Edi Palokës

Deputeti demokrat Edi Paloka ka goditur me bojë në drejtim të kryeministrit Rama gjatë seancës parlamentare të ditës së sotme.

Tepër e trembur duket dhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila teksa qëndron fare pranë kryeministrit, ka vënë duart para, si për t’u mbrojtur nga goditja me bojë.

Dil jashtë për veprimin e kryer dhe shkeljen e rregullave, dil jashtë. Mos më detyro të mbledh Byronë”, i është drejtuar kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, Edi Palokës.