AKTUALITET, 19 Janar 2019, 13:38

FOTO/ Saimir Tahiri kthehet në ‘gjirin e familjes’ socialiste, ja merr këngës përpara ministrave dhe ish-ministrave

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka festuar mbrëmë ditëlindjen e tij të 48-të. Klosi ka festuar në ambientet e një lokali luksoz në zonën e ish-Bllokut ku ishin mbi 100 të ftuar, të botës së medias, politikës, dhe miq të afërt të tij.

Në këtë ditë duket se është gjetur rasti për rikthimin ‘’në gjirin e familjes” të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Në disa foto të sigluara nga Faxweb Tahiri shihet teksa këndon në skenë me këngëtaren Eneda Tarifa, si dhe me ish-ministrin Damian Gjiknuri dhe të sapozgjedhurin Bledi Çuçi.