TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Çelsi duke gjithmonë e më pranë mesfushorit shqiptar të Kosovës, Arbër Zeneli.
Prestigjiozja “DailyMail” raporton se ditën e nesërme, një vëzhgues i Çelsit do të jetë i pranishëm në Amsterdam për ta ndjekur 23-vjeçarin në sfidën kundër Ajaksit.
Skuadra londineze është gati të paguajë 5 milionë sterlina për shërbimet e mesfushorit të përfaqësues së Kosovës që aktivizohet te skuadra e Herenvenit.
Zenelit i skadon kontrata me skuadrën holandeze në verën e këtij viti, teksa po punohet për transferimin e tij te Çelsi brenda muajit janar. Para se t’i bashkohet Kosovës, mesfushori 23-vjeçar ka qenë pjesë e kombëtareve të moshave të Suedisë.