TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka publikuar një tjetër audio-përgjim të dosjes “Babale”. I ftuar në emisionin “Opinion” ai nxorri një tjetër telefonatë të regjistruar mes Alfred Alizotit, njeriut që ka pranuar se ka aktruar zërin e Agron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafaj me ish-drejtorin e Policisë së Fierit, Albert Nushi.
Sipas videos së Salianjit në këtë përgjim të tretë, Alizoti kërkon të takohet me “shefin e madh për të marrë atë që i kanë premtuar”. Kujtojmë se Salianji ka publikuar para pak ditësh edhe 2 audio-përgjime të tjera ku Alizoti përmend në bisedë me kreun e policisë edhe emrin e Taulant Ballës.
Sipas ish-deputetit që tashmë është marrë i pandehur për këtë çështje, këto janë prova se policia dhe prokuroria janë bërë bashkë për të gjetur një dëshmitar të rremë në mënyrë që të dilte i pafajshëm vëllai i ministrit Xhafaj.