AKTUALITET, 12 Prill 2019, 10:12

FOTO/ Papa Francesku u puth këmbët udhëheqësve të Sudanit Jugor, mbeten të habitur


Me lutjen që të mos kthehen në një luftë civile, Papa Françesku u gjunjëzua për të puthur këmbët e udhëheqësve rivalë të Sudanit të Jugut.

Në fytyrat e tyre lexohet habia e përzier me trishtim, ndërsa Papa përkulet, gjunjëzohet dhe u puth këmbët.

Papa 82-vjeçar, i cili vuan nga dhimbja kronike e këmbëve, u gjunjëzua me vështirësi për të puthur këpucët e dy udhëheqësve kryesorë kundërshtarë dhe disa njerëzve të tjerë në dhomë.

Udhëheqësit sudanezë u mblodhën nga Papa në Vatikan, për një lutje 24 orëshe që do të mund t’i mbajë të bashkuar.

“Unë po ju kërkoj si vëlla të qëndroni në paqe. Unë po ju kërkoj me zemrën time, le të shkojmë përpara. Do të ketë shumë probleme, por ato nuk do të na mposhtin.

Zgjidhini problemet tuaja. Do të ketë luftime, mosmarrëveshje midis jush, por t’i mbani brenda jush, brenda zyrës, në mënyrë që të flisni.

Por përpara njerëzve, mbani duart të bashkuara.

Pra, si qytetarë të thjeshtë, do të bëheni etërit e kombit”, tha Papa në vërejtjet ndaj tyre.