AKTUALITET, 12 Prill 2019, 09:44

VIDEO/ Të armatosur deri në grykë, momenti kur 5 grabitësit e Rinasit shqyejnë derën dhe dalin nga pista e aeroportit

VIDEO/ Të armatosur deri në grykë, momenti kur 5 grabitësit


Për grabitjen e 10 milionë eurove në Rinas, që ndodhi disa ditë më parë, janë publikuar pamjet kur grabitësit kanë dalë nga pista e aeroportit. Ajo që shihet në video është se grabitësit me shpejtësi të madhe kanë hapur me forcë derën dhe janë larguar.

Video është siguruara nga gazetarja Klodiana Lala dhe duket qartë se janë 5 grabitës dhe jo 4 siç u raportua fillimisht. Pra një prej tyre është në timon ndërsa 4 të tjerët janë jashtë. Dy prej grabitësve të armatosur shqyejnë derën të cilët ndihmohen edhe nga Admir Murataj, ndërsa një tjetër grabitës me armë shikon terrenin.

Personat më të kërkuar për momentin në Shqipëri, në videon e mëposhtme, duken trupa të përgatitur fizikisht dhe të gjatë.

Në video shihet edhe Admir Murataj, i cili është i vetmi me këmishë bojë qielli dhe pasi hapet dera ulet përpara me shoferin, ndërsa tre të tjerët ulen pas dhe futen nga dera me shinë e mjetit.