AKTUALITET, 12 Prill 2019, 09:59

Manjani: Qeverisja e “ndershme” e Ramës ka sjellë firma fantazmë, vetëm me xhepa

Manjani: Qeverisja e “ndershme” e Ramës ka sjellë firma


Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar ndaj qeverisë dhe shprehet se qeverisja e “ndershme” e Edi Ramës dhe e MJAFT-it i zëvendësoi kompanitë e huaja në forma fantazmë.

“Ndërsa sot qeverisja e “ndershme” e Ramës dhe e MJAFT-it i zëvendësoi thuajse të gjitha këto emra të mëdhenj me offshore (no names). Firma fantazmë, pa fytyrë, pa sy, pa veshë e sidomos pa gojë. Vetëm me xhepa… Fiks siç i do koha e “ndershmërisë”!”, shprehet Manajni.

Pak ditë më parë u vodhën në Rinas 10 milionë euro dhe sipas qeverisë Rama gjithë përgjegjësia bie mbi kompaninë koncesionare kineze.

Reagimi:

Përfundimisht të gjithë emrat e mëdha europiane që pranuan të hyjnë në tregun tonë, i solli Fatos Nano dhe qeverisja e tij e “korruptuar”.

(Kështu e quante Rama dhe MJAFT asokohe).

Ndërsa sot qeverisja e “ndershme” e Ramës dhe e MJAFT-it i zëvendësoi thuajse të gjitha këto emra të mëdhenj me offshore (no names).

Firma fantazmë, pa fytyrë, pa sy, pa veshë e sidomos pa gojë. Vetëm me xhepa… Fiks siç i do koha e “ndershmërisë”!

p;