AKTUALITET, 12 Prill 2019, 09:51

I vuri flakën autobusit, kapet 22 vjeçari nga Delvina

I vuri flakën autobusit, kapet 22 vjeçari nga Delvina


Ditën e sotme është arrestuar autori i cili i vuri flakën autobusit, një 22 vjeçar me inicialet SH.B., banues në Delvinë.

“Zbulohet ngjarja e djegies së autobusit dy ditë më parë, vihet në pranga autori.

Në vijim të punën intensive për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mesnatën e 10 Prillit në Konispol, për djegien me zjarr të autobusit në pronësi të shtetases H.S, shërbimet e policisë bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit Sh.B., 22 vjeç, banues në Delvinë, i cili dyshohet të jetë autori në lidhje me djegien e qëllimshme të këtij mjeti.

Pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij në Delvinë, policia ka sekuestruar në cilësinë e provave materiale 25 fishekë luftarak dhe një sasi fara narkotike të dyshuara si cannabis sattiva.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e municioneve luftarake” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, thuhet në njoftimin e policisë.