AKTUALITET, 12 Prill 2019, 08:44

Dështon misioni në Hënë i anijes hapësinore izraelite

Dështon misioni në Hënë i anijes hapësinore izraelite


Anija e parë hapësinore me financim privat është shkatërruar pasi u përplas në sipërfaqen e Hënën.

Arsye për rrëzimin e saj ishte një defekt në motorin kryesor. Anija izraelite e quajtur “Beresheet” u përpoq të ulej butësisht në Hënë, por pësoi problem teknik gjatë zbritjes së saj në sipërfaqen e Hënës.

Qëllimi i misionit ishte të merrte fotografi dhe të kryente eksperimente, informon BBC. Vetëm agjencitë hapësinore qeveritare nga ish-Bashkimi Sovjetik, SHBA-ja dhe Kina kanë bërë ulje të suksesshme në Hënë, shkruan REL.

“Ne nuk ia dolëm, por patjetër u përpoqëm”, tha iniciatori i projektit, Morris Kahn.

“Beresheet”, ishte një projekt i përbashkët midis “SpaceIL”, një organizatë jofitimprurëse izraelite e financuar privatisht dhe Industrive hapësinore të Izraelit.