TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Moderatori dhe aktori i njohur Florjan Agalliu ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram pasojat e një incidenti që i ka ndodhur gjatë një shfaqjeje në teatër. Së fundmi Agalliu luan në shfaqjen “Xhelatët”, ku pësoi incident në mes të skenës.
Përmes fotos ai ka treguar se jo çdo gjë në shfaqje ndodh “me sikur”, pasi ai si pasojë e këtij incidenti ka marrë një të çarë në fytyrë.
“Në teatër jo çdo gjë është me sikur. Pasojat“, shkruan ai bashkangjitur fotos, duke treguar edhe vendin ku është vrarë.
Florjan Agalliu është moderatori i emisionit “Në shtëpinë tonë”, njëherazi është i impenjuar edhe në konkursin e kërcimit “Dance With me”.
