TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këngëtari Young Zerka në klipin e tij të ri të publikuar sot është shfaqur me disa skena të zjarrta së bashku me bjonden e përfolur si e dashura e tij.
Disa javë më parë këngëtari Young Zerka u fotografua në bregdetin e jugut nën shoqërinë e një vajze bjonde.
Kjo ka bërë që këngëtari të përflitet për një lidhje të re me bjonden bukuroshe, edhe pse të dy ata janë bërë bashkë për hir të klipit të ri që u publikua sot.
Dyshimet shtohen edhe më shumë se gjërat mes tyre mund të jenë bërë serioze, pasi dyshja janë kapur mat edhe jashtë punës. Ata janë fotografuar në Korçë, i cili është qyteti ku ka lindur Young Zerka.
Asnjëri prej të dyve nuk ka deklaruar asgjë në lidhje me këtë situatë, për të mohuar ose pohuar një lidhje të mundshme mes tyre.