LIFESTYLE, 12 Tetor 2019, 13:56

FOTO/ Çfarë shkoi keq? Noizy mbyll dyqanin e tij në Prishtinë


Ditën e sotme në mediat kosovare ka qarkulluar lajmi se dyqani i këngëtarit të njohur shqiptar, Noizy është mbyllur.

Ndërkohë dyqani “Illyrianbloodline” ka vetëm pak muaj që është hapur në Prishtinë.

Nuk është mësuar akoma shkaku i mbylljes së dyqanit, por ndër arsyet e mundshme është një pritje jo e mirë nga qytetarët kosovarë.

Nga ana tjetër vetë reperi nuk ka reaguar në lidhje me këtë lajm, ndërsa pritet të shihet se si qëndron e vërteta në lidhje me biznesin e tij në Prishtinë.