LIFESTYLE, 13 Tetor 2019, 08:42

“U pendova që nuk e pranova” Kiara Tito e mërzitur: Kur më ngacmoi ishte shumë i shëmtuar, sot është më i mirë

“U pendova që nuk e pranova” Kiara Tito e mërzitur: Kur



Ditën e djeshme Kiara Tito ka qenë e ftuar  në emisionin  “Pop Culture”, ku mes shumë pyetjesh  në rubrikën “Një ditë me Dojnën”  moderatorja e njohur ka  zbuluar disa sekrete në lidhje me jetën private.

Intervista që ju bë Kiarës u tha se ishte e ndërtuar me pyetjete e bëra nga  publiku, ku kryesisht kishin të bënin për jetën e saj personale dhe për marrëdhëniet  me meshkujt.

Mesa duket fansat paskan qenë teje kuriozë se për çfarë është penduar më së shumti moderatorja, ku kjo e fundit është përgjigjur:  Ka qenë një djalë shumë i mirë, që më ka ngaçmuar para disa vitesh, por nuk ka qenë kaq i mirë saç ka qenë tani dhe i kam thënë jo. Nuk ka qenë i shëmtuar por nuk është kështu siç është bërë tani. Jam penduar tani”, është përgjigjur Kiara pyetjes  “cila është një gjë për të cilën je penduar që nuk e ka bërë.”