TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas rolit të saj si Shote Galica në emisionin “Klanifornia”, aktorja Delina Disha mori kritika të shumta.
Këtyre kritikave ajo u është përgjigjur duke sqaruar se skeçi i saj lidhej me një udhëtim që kishte bërë drejt Krujës, ku kishte parë varrin e heroinës në gjendje të mjerueshme.
Aktorja Disha gjithashtu krahas reagimit të saj publikoi edhe një foto të varrit të Shote Galicës, ndërsa u bën thirrje të gjithëve që t’i kërkojnë falje publikisht.
Aktorja Delina Disha mori një mori kritikash në lidhje me rolin e saj si Shote Galica. Ajo portretizoi rolin e heroinës dhe një ndër batutat e saj që nuk u prit mirë ishte:
“Ku i kam ata burrat e Kosovës që ndihen vetëm nëpër dasma. Ani çfarë i keni bërë serbit juve, vetëm i keni thurur këngë edhe lavde!”
Kjo batutë bëri që të gjithë të shpërthenin në komente negative dhe i kërkonin aktores që të kërkonte falje publike për fyerjen që u kishte bërë shqiptarëve të Kosovës.
