LIFESTYLE, 12 Tetor 2019, 12:07

FOTO/ Liberta Spahiu ‘hakmerret’ me Marina Vjollcën. Ish-e dashura e Getoarit: Turp, emision i marrë, amatoresk


Liberta Spahiu, moderatorja e emisionit “Prive” në Kosovë duket se i ka ardhur “topi tek dera”.

Ish- e dashura e Getoar Selimit, ka publikuar një shkrim të “Prive.al”, që trajton emisionin “Klanifornia” në Tv Klan, i cili drejtohet nga bashkëshortja e Getit, Marina Vjollca.

Shkrimi e trajton emisionin si “turp” dhe rezultatin e tij si “një zero me bisht”, teksa titullohet: “Skandaloze: Si përbuzen luftëtarët kosovarë në ‘Klanifornia’?”,ndërsa vetë Liberta e ka shpërndarë me fjalët: Turp, marre.

“Premiera e programit ishte zhgënjim për shikuesit nga të gjitha detajet. E para, skenografia e cila ngjante në Portokallinë e 15 viteve më parë.

Me një ndriçim të zbehtë, të qeshurat e shtuara në montazh, ‘Klanifornia’ ngjante në gjithçka përpos një programi humori që synon të përçojë gjallëri.

Kritikat u rikthyen edhe për Marinën në vazhdën e të njëjtave me ato të ‘C’est la vie’”, thuhet në shkrim.

E këtu nuk është lënë pa përmendur as roli i Shote Galicës që është interpretuar nga aktorja Delinda Disha.

“E ‘qershia mbi tortë’ ishte njëri prej skeçeve debutuese të aktores Delinda Disha. Shkëlqimi i ndërtuar ndër vite në programin tjetër ku asnjë fjalë nuk lejohet të thuhet rastësisht u ‘zhvesh’ që në paraqitjen e parë me rolin skandaloz të Shotë Galicës.

Në një prej pjesëve të rolit, Delinda e cila në tentativën e saj amatoreske për të kopjuar të folurën gegërishte të kosovarëve ngjante në një serbe që tenton të flasë shqip përbuzi luftën e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës”.-thuhet më tej në shkrim.

Por çfarë fshihet pas këtij sulmi të “Prive” dhe Liberta Spahiut?

Në rrjetet sociale dhe mediat rozë ka nisur që kjo tashmë të etiketohet si një hakmarrje.

Për të gjithë ata që nuk e dinë, reperi Getoar Selimi ka pasur një lidhje vërtet serioze me Liberta Spahiun.

Pas ndarjes, ajo tha se problemet lidheshin me punën e saj si gazetare. “Unë më shumë e dua punën time se gjithçka tjetër”.-ka thënë Liberta.