TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prej dy ditësh Loredan Zefi pushtoi të gjitha portalet me postimin e saj ku konfirmoi ndarjen nga Mozzik. Por ajo përmes një fotoje të publikuar së fundmi ka ngjallur dyshime për një marrëdhënie të mundshme me një tjetër mashkull.
Këngëtarja ka publikuar një selfie të sajën dhe një mashkulli në cep të fotos, të cilës i ka mbuluar fytyrën. Fansat janë të bindur se personi në fjalë është Mozzik dhe janë shprehur tejet të habitur me këtë lëvizje.
Këngëtarja Zefi dy ditë më parë përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, konfirmoi distancimin nga Mozzik si në jetën private dhe atë në biznes, ku reperi u hoq nga datat e caktuara për turin e vitit 2020. Pas këtij postimi, edhe ky i fundit postoi një foto ku shkruhje “Zoti i din krejt”, duke lënë të nënkuptohej që ekziston një version për ndarjen e tyre dhe u mor si një mesazh për ish-partneren e tij.