Blogeri Olti Curri është i njohur për thumbat e tij ndaj personazheve të njohura të ekranit, dhe në grackën e tij së fundi ka rënë dhe moderatorja Nevina Shtylla.
Pavarësisht se e ka kolege së fundi, Olti nuk e ka lënë rehat as Nevinën, pas gafës së saj “të gjitha qytetet e Tiranës”.
“Janë tetë djem që ne prezantuam, dhe janë nga të gjitha qytetet e Tiranës”, thotë Nevina gjatë moderimit të saj, ndërsa Olti shprehet:
Po Nevina ke shumë të drejtë, janë nga të gjitha qytetet e Tiranës, nga Yzeberishti, Kamza, Lapraka, Petrela, dhe nga shumë të tjera, i mirëpresim.
“Shenon Nevina nga mesi i fushes 1-0… Topi ne qender dhe eshte radha ime per lapsuse, se Manushi e ka bere me kohe te veten: Qante Naqiu pas qerres se qumeshtit…”, shkruan Olti bashkëngjitur videos.
Ndërkohë që vetë Nevina e ka pritur mirë këtë video, pasi e ka shpërndarë në Instastory, shoqëruar me ikonën e të qeshurës me lot. Tek e fundit gafat apo lapsuset gjatë daljeve në ekran janë diçka njerëzore.