AKTUALITET, 30 Prill 2019, 23:35

FOTO/ Konkurrentja për Miss shtypet nga traktori


Një konkurrente për Miss Francë është përplasur për vdekje nga një traktor, ndërsa ecte me biçikletë përgjatë një rruge rurale në rajonin Loire.

Morgane Rolland, 22 vjeçe, e cila mori vendin e dytë në Miss Loire 2017, u vra të premten e javës së kaluar, teksa po përpiqej për të shmangur një makinë, ndërsa u godit nga traktori.

Biçikleta e saj u kap nga traktori dhe përfundoi nën rrota.

Ekipet e zjarrit ishin të parët që mbërritën në vendngjarje dhe gjetën Miss Rolland në arrest kardiak.

Ajo u dërgua në spital me helikopter, por u shpall e vdekur pas mbërritjes.

Bukuroshja po ecte me biçikletë me një mik mashkull, kur makina i kapi në befasi në një rrugicë.

Teksa u përpoq të shmangte goditjen e automjetit, u përplas nga traktori.