AKTUALITET, 30 Prill 2019, 23:06

Ajaksi pushton edhe Londrën, gjysmë bilete për finalen

Ajaksi pushton edhe Londrën, gjysmë bilete për finalen

Ajaksi i Amstedamit është me një hap në finalen e Champions League, teksa ka mundur në Londër Totenhemin me rezultatin minimal 1-0.

Goli i Doni Van de Bek në minutën e 15-të rezultoi vendimtar për fatin e takimit. Totenhemi u mundua të barazpeshojë shifrat me Jorente dhe Lukas Moura, por mbrojtja e holandeze arriti të spastronte çdo rrezik.

Finalja e Champions-it i mungon Ajaksit prej 26 vitesh, javën e ardhshme është momenti më i mirë që kjo pritje të marrë fund dhe festa të shpërthejë në Amsterdam.

Totenhem 0 –  1 Ajaks

Shënues: Van de Beek 15’