AKTUALITET, 30 Prill 2019, 22:34

Skandalet me sigurinë ushqimore, shkarkohet drejtori i ISUV, kush është ish-nëndrejtori i doganave që e zëvendëson (Emri)

Skandalet me sigurinë ushqimore, shkarkohet drejtori i ISUV, kush

Pas skandaleve të përsëritura me produktet e konsumit të përgjithshëm kohët e fundit, të denoncuara nga  media, shkarkohet  nga detyra Pëllumb Aleksi, drejtori i Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV).

Ndërkohë burime bëjnë me dije se, në vend të Aleksit është emëruar Armand Reveli, ish-nëndrejtor i përgjithshëm i Doganave Shqiptare.

Kujtojmë se, kohët e fundit janë regjistruar një sërë skandalesh, si me produktet buqsore, të cilave iu hidhej 4-fishi i dozës së hormonit, apo edhe mishi i kafshëve të sëmura që bëhej ushqim në burgje apo bëhej sallam.