AKTUALITET, 30 Korrik 2019, 09:20

Betimi i kryebashkiakut të ri në Kavajë, priten protesta

Betimi i kryebashkiakut të ri në Kavajë, priten protesta


Ditën e sotme pritet që në Bashkinë e Kavajës të bëhet betimi i kryetarit të ri të bashkisë Redjan Kralit dhe njëkohësisht konstituimi i Këshillit Bashkiak.

Mësohet se kryetari i ri i Këshillit Bashkiak do të jetë Ilir Hoxha, i cili është mësues në gjimnazin Aleksander Moisiu.

Bashkia i ka hapur zyrat që në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm.

Nga ana tjetër në qytet kanë zbarkuar dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilat për momentin ndodhen në Komisariatin e Kavajës.

Po kështu zyra e Nënprefekturës është bërë gati dhe komuniteti është shumë i qetë.

Pritet të jenë në protestë vetëm punonjësit e bashkisë dhe nga drejtoria e Ujësjellësit.