TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një makinë është djegur nga flakët në Bilisht, teksa mjeti ka qenë i parkuar para banesës së pronarit.
Nuk dihet ende saktësisht se çfarë e ka shkaktuar zjarrin, po dyshohet se ngjarja ka qenë e qëllimshme.
Njoftimi i policisë:
Më datë 30.07.2019, rreth orës 02:20, në lagjen nr.1 në Bilisht, është djegur mjeti tip “Hyundai” në pronësi të shtetasit D.A, i parkuar para banesës së tij.
Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e rënies të zjarrit.