TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas shumë përpjekjeve, familja e Emiliano Sala ka njoftuar se janë gjetur mbetjet e aeroplanit me të cilin po udhëtonte sulmuesi argjentinas Emiliano Salah. Një anije kërkimi gjeti rrënojat e aeroplanit në shtratin e Kanalit Anglez të dielën në mëngjes ndërsa trupi i futbollistit argjentinas dhe pilotit nuk janë gjetur akoma.
Aeroplani i Sala u zhduk nga radarët më 22 janar gjatë fluturimit nga Nantes (Francës) drejt Cardiffit (Uells) dhe që nga atëherë nuk kishte ndonjë shenjë për aeroplanin apo Emilianon dhe pilotin David Ibbotson.